Kadri Veselit nuk i 'ndezi' pritja e Përfaqësueses se Kosovës (Foto)

295

Kryetarit te Kuvendit te Kosovës, Kadri Veselit, nuk iu është plotësuar dëshira për t’i takuar i pari futbollistët që shkëlqyen të hënën ne Finlandë.

Ai kishte dal në aeroportin ‘Adem Jashari’ për ta pritur përfaqësuesen, por aty i ka takuar vetëm Granit Kolshin, Flamur Nezirin e Bajram Jashanicen, por jo edhe të tjerët.

Kjo pasi futbollistët nga Finlanda kanë udhëtuar drejt klubeve përkatëse evropiane.

Sidoqoft, Veseli pati takim të ngrohtë me udhëheqësit e FFK-së.

Këtyre të fundit Veseli u premtoi 100 mijë euro premi në rast kualifikimi në botëror    

Image
Image
Image
Image