Ka mbetur pa testikuj pasi qe ka harruar t’i dergoje gruas lule per 8 Mars

150

Një grua rumune akuzohet se i ka prerë burrit të saj testikujt pasi ai harroi t’i sillte lule për 8 Mars. Por situata u përkeqësua edhe më shumë kur ai refuzoi t’i bënte punët e shtëpisë.

Ionel Popa, 39 vjeç, nga fshati Dragomireshti në verilindje të Rumanisë, u dërgua në urgjencë pasi bashkëshortja Marinela Benea e ndëshkoi duke i prerë testikujt.

Megjithatë, gruaja nuk është penduar për veprimin e bërë. Sipas saj, burri e meritonte një gjë të tillë dhe ai nuk e njihte fuqinë e saj, transmeton shekulli. Benea ka thënë se është e lodhur nga injorimi i të shoqit.

“Ionel shumicën e kohës rri i dehur dhe kur është i dehur ai ndryshon. Më bën të qëndroj zgjuar gjithë natën dhe të mbaj zjarrin ndezur, sepse ka ftohtë”, është shprehur ajo.

Çifti ka qenë së bashku për 15 vjet dhe kanë një djalë 15-vjeçar. Ionel vazhdon të qëndrojë në spital, ndërsa policia po heton rastin.