Juventusi zbarkon në Gjilan (Foto)

784

Akademia e Juventusit do të zbarkojë në Kosovë nga data 3 tetor deri më 8 tetor në qytetin e Gjilanit.

Skuadra e njohur italiane Juventus çdo vit e më shumë është duke punuar me akademinë e klubit.

Për rrjedhojë Juventusi është duke mbajtur kampe në të gjithë botë, ndërsa nga ky vit do të fillojë edhe në Kosovë, gjegjësisht Gjilan.

Fëmijët nga mosha 6 deri në moshën 17 vjeç mund ta kenë rastin që të regjistrohen nga tash e tutje.

Në këtë kamp gjigant do të pranohen gjithsej 150 fëmijë.

Fëmijët në këtë kamp do të mësojnë metodat e punës që punohen në klubin e Juventusit dhe do të punohet nga12-15 lojtarë me trajnerë të Juves.

Kampi do të mbahet në fushën e re me bari sintetik në Gjilan dhe do të zgjatë nga 3 tetori deri më 8 tetor.

juve

juve2