Juventusi thellon rekordin e fitoreve, Milani ndalet në ‘San Siro’

134

JuventusiDy skuadrat kryesuese, Napoli dhe Juventusi, kanë fituar këtë të diel në ndeshjet e vlefshme për Javën e 24 të Serisë A.

Napoli fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Carpit. Goli që mundësoi kryesimin e kampionatit u shënua nga Higuain me penallti. Ndërsa Juventusi nuk fali në transfertë ndaj Frosinones duke fituar me rezultatin 2-0. Kjo është fitorja e 14 radhazi e Juventusit, i cili shënon kështu një tjetër rekord.

Milani ndalet në Udine 1-1. Skuadra e Mihajloviçit është ndalur në “San Siro” me rezultatin 1-1. Barazimi konsiderohet një hap pas për kuqezinjtë që duket se shpresojnë ende për një vend në Ligën e Kampionëve. Fillimisht, Udineze kaloi në avantazh në minutën e 17 të pjesës së parë me anë të Armeros. Por goli që shpëtoi vendasit nga humbja erdhi në minutën e 48′ nga Niang.