Juventusi siguron përforcimin e parë

Juventus thuhet se ka vendosur për ta aktivizuar opsionin e tyre prej 25 milionë eurove për ta blerë sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, duke mposhtur konkurrencën me Milanin, Interin dhe Tottenhamin.

21-vjeçari ka shënuar 37 gola në vetëm 84 paraqitje në Serie A dhe ka regjistruar 30 asistime.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Juves, Max Allegri i ka dhënë “dritën e gjelbër” drejtuesve të klubit për të nënshkruar me Berardin këtë verë, përcjellë Gazeta Sheshi.

“Bianconerët” kanë një paramarrëveshje me Sassuolon për të blerë sulmuesin gjerë kësaj vere për 25 milionë euro.

Juventus më në fund mund të fillojë të planifikojë strategjinë e tyre të ardhshëm, pasi që klubi ka konfirmuar se Allegri do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës së shpejti.