Juventusi rivalizon Bayernin për lojtarin e Milanit

92

Ditë më parë, mediat gjermane raportuan se trajneri i ri i Bayernit, i cili do ta marrë drejtimin e skuadrës pas këtij edicioni, Carlo Ancelotti, synon ta sjellë në ‘Allianz Arena’ mbrojtësin e Milanit, Mattia De Sciglio.

Megjithatë, gjermanët së fundmi është duke i rivalizuar edhe Juventusi për 23-vjeçarin.

Sipas “Quotidiano Sportivo”, trajneri i Juventusit, Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij që gjatë verës të nënshkruajnë me lojtarin e Milanit, përcjell Gazeta Sheshi.

‘Zonja e Vjetër’ është gati të shpenzojë 10 milionë euro për shërbimet e De Sciglios, i cili mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.