Juventusi fiton në stilin e kampionit (Video)

Juventusi ka fituar ndeshjen e tretë të Serie A ndaj Sassuolos me rezultat 3-1.

Kampioni i Italisë ka shënuar edhe fitoren e tretë në tre ndeshjet e para të Series A.

Djelmoshat e trajnerit Max Allegri kanë shënuar fitore në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Sassuolos.

Forca dhe serioziteti i ‘Zonjës së Vjetër’ u pa në fillim të takimit pasi shënuan golin e parë pas vetëm pesë minutave lojë.

juve

Ishte transferimi 90 milionësh i klubit, Gonzalo Higuain, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Paolo Dybalas.

higo

Sulmuesi argjentinas shënoi edhe një supergolin e dytë në minutën e 10-të, pas asistimit nga mesfushori gjerman, Sami Khedira.

Luhej minuta e 27-të e takimit, kur Juventusi shënoi edhe njëherë me anë të mesfushorit boshnjak, Miralem Pjanic, për 3-0 dhe ky gol edhe vulosi thuajse fitoren.

pjanic1

Golin e parë dhe të vetëm për Sassuolon e shënoi mbrojtësi, Luca Antei, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 33-të pas një gafe të madhe nga Buffon.

Pjesa e dytë më shumë shërbeu për t’i bërë disa zëvendësime trajnerit Allegri, i cili inkuadroi të riun kroat, Marko Pjaca.

juve1

Në pjesën e dytë të dy skuadrat patën disa gjysmë-raste dhe në fund takimi përfundoi me fitoren e Juves 3-1 ndaj Sassuolos.