Juventusi fillon kontaktet për transferimin e ish-mbrojtësit të 2 Korrikut

497

Sipas “Sport Ekspres” nga burime të sigurta në Itali, Juventusi ka nisur të interesohet për mbrojtësin shqiptar Ardian Ismajli.

Kampionët e Italisë e kanë piketuar dhe Ismajli do të jetë në vëzhgim deri në fundin e këtij sezoni, përcjellGazetaBlic.

Gjithashtu pëlqimin për lojtarin shqiptar e ka shfaqur më herët edhe Interi pasi e pa në fushën e blertë “murin shqiptar”, atje ku sulmuesit zikaltër e kishin të vështirë për ta kaluar.

Por ndryshe nga Juventusi, Inter nuk ka nisur ende kontaktet për të negociuar një marrëveshje të mundshme.