Juventus rikthet të mbretërojë

99

Një goditje e vonshme e Simone Zazas dërgon kampionët në kreun e tabelës, aty ku jemi mësuar të shohim tani e pesë vite më rradhë.

Një gol në minutën e 88-të nga zëvendësuesi, Simone Zaza, mposhti Napolin 1-0 në Torino, me ç’rast me këtë fitore Juventusi, për herë të parë këtë sezon, ngritet lart në tabelë.

Me vetëm dy minuta kohë normale të mbetur, sulmuesi i gjeti vetes hapësirë para zonës së portierit dhe bëri një goditje që mori një devijim të lehtë, përpara se të fluturonte pranë Pepe Reinas.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi kalon në pozitën e parë me 57 pikë, ndërsa Napoli bie në të dytën me një pikë më pak.