Juventus në finale, Interit nuk i mjafton goli i Manajt

179

Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë pas triumfit me penalti kundër Interit në Giuseppe Meazza.

Në fakt Skuadra e Interit fitoi 3-0 në kohën e rregullt ndaj Juventusit mbrëmjen e së mërkurës, në ndeshjen e vlefshme për takimin gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Pas këtij rezultati, ndeshja shkoi me luajtjen e kohës shtesë për faktin se në takimin e parë, Juventusi ka fituar 3-0 ndaj zikaltërve.

Pas ekzekutimit të penaltive më të saktë u treguan futbollistët e Juventusit, ashtu që në finalen e 21 majit në Stadio Olimpico do të ndeshen me Milanin.

Në këtë supersfidë u angazhua edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, të cilit madje iu besua edhe njëra prej penaltive dhe ai ishte i saktë.