Juventus nderon Buffon-in me një video prej 16 orësh në youtube

132

Gianluigi Buffon ka thyer një tjetër rekord në kampionatin italan të futbollit, duke kaluar 973 minuta pa pranuar gol. Dhe për këtë kanë menduar zyrtarët e Juventusit, duke i përgatitur një video të gjatë prej 16 orësh e 13 minutave, duke paraqitur të gjitha pritjet të cilat e dërguan gardianin italian drejt thyerjes së këtij rekordi, transmeton Gazeta Sheshi.

Buffon ka emocionuar të gjithë tifozët biankonerë kur ka thyer rekordin e gjatë prej 950 minutave pa pranuar gol. Pas thyerjes së këtij miti, ai kishte thënë:

“Asnjë rekord nuk thyhet pa ndihmën e shokëve, ndaj nuk mund të jem më i miri pa ndihmën e tyre. Për më tepër dëshiroj ti falenderojë shumë…”.

/Gazeta Sheshi/