Juventus me super përforcim të ri, çmimi 40 milionë euro (FOTO)

Federico Bernardeschi do të transferohet në Juventus.

Federico Bernardeschi do të jetë përforcim i ri i Juventusit.

Mesfushori ofanziv i Fiorentinës ka njoftuar klubin se dëshiron të nënshkruajë me kampionin e Italisë, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Bernardeschi brenda kësaj jave do të jetë futbollist i ri i “Bianconerëve”, përcjell “lajmi.net”.

Juventus për transferimin e tij do të paguajë 40 milionë euro si dhe në marrëveshje mund të përfshihet mesfushori Stefano Sturaro. /Lajmi.net/