Juventus tashmë e ka një dorë të titulli. Bardhezinjtë fitojnë te lehtësisht 4-0 ndaj Palermos, duke thelluar në 9 pikë diferencën ndaj Napolit.
Kampionët e Italisë e fillojnë ndeshjen me shumë presion duke humbur një sër rastesh, por gjejnë edhe golin e avantazhit me Khedirën, i cili shënoi një gol shumë të bukur.
https://www.youtube.com/watch?v=Px5iGhcfPeQ
Në pjesën e parë Juventus humbet Marchision, i cili dëmtohet në gjurin e majtë, dhe menjëherë pas daljes së tij lojtarët janë disi të shokuar duke i dhënë disa mundësi shënimi Palermos.
Gjithsesi rezultati do të ndryshonte në pjesën e dytë, teksa bardhezinjtë shënojnë golin e dytë me Pogba dhe të tretin me Cuadradon. Ndërkohë që në fund do të ketë kohë edhe për një golë për Padoin.