Juve thyet nga penalltitë në miqësoren e parë (VIDEO)

168

Juventus nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Melburne City-it në sfidën e parë miqësore, por humbasin nga pika e bardhë e panalltive.

Bardhezinjtë nuk mundën që ta nisnin me këmbën e mbarë turneun e “International Champiosn Cup”, duke zhvilluar një ndeshje me një ritëm të ulët. Në ekipin kundërshtarë ndërkohë luajti edhe ish futbollisti i Kombëtares sonë, Besart Berisha, i cili humbi një mundësi të arrtë përballë Netos.

Pjanic dhe Benatia nuk luajtën për asnjë minutë gjatë kësaj miqësoreje. Allegri ndërkohë aktivizoi dy skuadra, në të parën luajtën lojtarët me më shumë eksperiencë, ndërsa në të dytën të gjithë futbollistët e rinj që janë grumbulluar.

Rezultati ishte mbresëlënës teksa në fakt me të rinjtë bardhezinjtë gjejnë dhe golin e avantazhit në minutën e 58-të me një super gol të Carlos Blanco nga mesi i fushës. Gjithsesi skuadra australiane barazon në minutën e 83-të me Igham. Sfida shkoi në ruletën e penalltive, aty ku më të saktë u treguan lojtarët e Melburnit duke fituar 4-3.

http://www.dailymotion.com/video/x3ni19b_all-goals-hd-melbourne-victory-1-1-juventus-23-07-2016_sport