Juve “poker” dhe rekord ndaj Torino-s

138

Me golat e Paul Pogba, Sami Khedira dhe Alvaro Morata dy të tjerë, Juventusi e ka fituar derbin ndaj Torinos 4:1. Golin e vetëm për “Granadan” e shënoi Andrea Belotti nga penalltia.

Minutat e fundit, Bianconerët i zhvilluan me një lojtar më pak në fushë, pasi Sami Khedira u përjashtua me karton të kuq (87’).

Juventusi numëron 70 pikë në krye të tabelës, gjashtë më shumë se Napoli që në këtë xhiro luan kundër Genoas.