Juan Mata merr kartonin e parë të kuq në karrierë

111

Për gjithçka ekziston hera e parë. E tillë mund të jetë edhe për mesfushorin spanjoll të Manchester United, Juan Manuel Mata, që në duel me West Bromvich Albion, u ndëshkua për herë të parë në karrierë me karton të kuq, njofton Gazeta Sheshi.

Në fakt, mesfushori i përfaqësueses së Spanjës, morri dy karton të verdhë brenda dy minutave, për tu skuqur më pas nga arbitri i ndeshjes.

Sidoqoftë, Mata do të mungojë vetëm në një duel, atë që “djajtë” e zhvillojnë në shtëpi ndaj West Ham United.

/Gazeta Sheshi/