Ju flet kapiteni Gashi: Ja çfarë do bëhet me Hajvalinë

389

Sezonin që lamë pas, Hajvalia arrit të shpallej nënkampione e Superligës. Mirëpo, gjerat për këtë skuadër ndryshuan, që nga largimi i trajnerit Ismet Munishi dhe pas dorëheqjes së drejtorit të klubit, Xhavit Pacolli.

Klubi prishtinas, është duke kaluar në një krizë pasi që nga kjo skuadër janë larguar futbollistët kyç të edicionit të kaluar.

I vetmi lojtar besnik që mbeti kësaj skuadre nga futbollistët me përvojë është kapiteni Gëzim Gashi, i cili ka pranuar se edhe në këtë edicion do të vazhdojë të jetë pjesë e Hajvalisë.

“Besoj që do të jem edhe ketë edicion pjesë e Hajvalisë. Shumë shpejt Hajvalia të forcohet si aspektin financiar, ashtu edhe me lojtarë. Çdo ekip ka kriza financiare , ekipore dhe në rezultate e sidomos ekipet kosovare, prandaj kjo nuk është diçka e re tek ne. Shpresoj që gjërat do të përmirësohen dhe do t’i rikthemi normalitetit”, ka thënë Gashi, për Teleskopi.net.

Hajvalia këtë edicion është përforcuar me futbollistë të rinj, derisa ndryshme ka bërë edhe në shtabin teknik, duke emëruar trajner, Sunaj Keçin.