Joshua McFolley, përforcimi më i ri i “Vreshtarëve”

KB Rahoveci përmes një njoftimi në Facebook bën të ditur se është përforcuar me një lojtar të ri amerikan.

Fjala është për fundorin 22-vjeçar, Joshua McFolley.

“Ai ishte pjesë e disa skuadrave në Detroit të SHBA-ve, derisa në edicionin e fundit nga 31 ndeshje ka startuar me 27 prej tyre duke shënuar mesatare prej 13.5 pikë për ndeshje.

Joshua McFolley, përforcimi më i ri i “Vreshtarëve”

McFolley do të arrijë sot në Rahovec për t’iu bashkuar skuadrës sonë që është në top formë në Superligë”, thuhet në njoftim.