Jose Mourinho takohet me drejtuesit e ish-klubit të tij

Mediat italiane raportojnë se Jose Mourinho ndodhet në Milano, ku do të ketë drekë ditën e enjte me drejtorin e Interit, Beppe Marotta.

TeleLombardia raporton se Mourinho ndodhet në Milano dhe është favorit për ta marrë drejtimin e Interit nga sezoni i ardhshëm.

Natyrisht, ky do të ishte rikthim i Mous në San Siro, ku portugezi e fitoi tripletën, duke triumfuar në Ligën e Kampionëve, Serie A dhe në Kupën e Italisë me zikaltrit në vitin 2010.

Që prej asaj kohe, Mourinho ka qenë trajner i Real Madridit, Chelseat dhe më së fundmi Manchester Unitedit, nga ku edhe u shkarkua më 18 dhjetor.

Special One ishte në stolin e Interit nga qershori i vitit 2008 deri në maj të 2010-es.

Trajneri aktual Luciano Spalletti është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta, sidomos pas humbjes 1-0 ndaj Bolognës në shtëpi këtë fundjavë.