Josa ka disa fjalë për derbin me kampionin

Prishtina dhe Trepça ’89 do të ndeshen nesër në “Shahin Haxhiislami” të Pejës nga ora 13:00 për herë të 48-të pas luftës. Dy skuadrat që vjet na përfaqësuan në Evropë, përballen për të kapur kreun e klasifikimit.

Bardhekaltrit në dy përballjet e fundit kanë triumfuar, 1:0 dhe 0:2 në ndeshjen e fundit në Mitrovicë, ndërsa përballje e nesërme është e dyta e këtij edicioni.

Prishtina vazhdon të jetë pothuajse e kompletuar, pasi që nuk ka probleme me suspendime dhe nga lëndimi mungon vetëm Miftaraj dhe diskutabil është Boshnjaku.

“Duhet ta dimë që ndeshje për ndeshje t’i themi të njëjtat gjëra, sepse ne faktikisht ne duam t’i marrim të gjitha ndeshjet, në momenti që jemi në luftë për titull, siç janë edhe skuadrat tjera dhe të njëjtën edhe ato. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse me një fitore që vije në një ndeshje, mos të na vije kjo fitore në një domosdoshmëri se s’bënë për ndeshjen tjetër. Prandaj për këtë them qe ne duhet shohim ndeshjet e radhës siç është në këtë radhë Trepça ’89 e cila ndeshje është specifike, sepse në qoftë se e marrim trepikëshin, atëherë e kemi një kundërshtar direkt të lënë mbrapa”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa.