Jorge Teixeira: I lumtur që jam pjesë e KF Gjilani (Foto)

480

KF Gjilani, është njëra nga skuadrat të cilat është përforcuar më së shumti me futbollistë të rinj në këtë sezon.

Ekipi bardhekuq, “grepin ” nuk e ka hedhur vetëm tek futbollistët vendorë, por edhe më gjerë. Ditë me parë, kjo skuadër arriti marrëveshje me tre futbollistë të huaj, dy portugez dhe një nga Ekuadori. Jorge Teixeira, Luis Garcia dhe Xavier Espinosa që nga ky edicion do ta bartin fanellën e klubit të Gjilanit.

Në një intervistë për Teleskopi.net. futbollisti portugez, Jorge Teixeira ka shpalosur përshtypjet e para për KF Gjilani dhe për futbollin kosovar në përgjithësi.

Ai, ndihet i lumtur që është në Kosovë, derisa premton se do ta japë më të mirën për klubin e tij të ri.

“Për mua është një fillim i ri në karrierën time. Kisha oferta edhe nga klubet tjera, por pas bisedimeve me këshilltarin tim, Masi Huturi vendosem që karrierën time si futbollist ta vazhdojë jashtë Portugalisë . Kështu që zgjodha Kosovën, saktësisht Gjilanin”, ka thënë, Teixeira për Teleskopi.net.

13700061_1034989983214867_3461722408758499351_n

Futbollisti portugez, thotë se është befasuar me mikpritjen që i kanë bërë në Kosovë, duke i përshkruar njerëzit si shumë të shoqërueshëm dhe mikpritës. Mesfushori portugez thotë se ndihet mirë në mesin e bashklojtarëve të ri, derisa premton se do ta japë maksimumin e tij për Gjilanin.

“Kosova është një vend shumë i mirë. Njerëzit janë shumë të shoqërueshëm dhe të dashur. Edhe në skuadër kam pasur pritje të jashtëzakonshme. Secili nga bashklojtarët përpiqet të më ndihmojë në stërvitje. Thjesht unë po ndihem i lumtur këtu. Po punojë shumë në ushtrime, vetëm e vetëm që ta jap më të mirën në këtë sezon për Gjilanin dhe adhuruesit e këtij qyteti ”, deklaroi futbollisti portugez.

13775875_1205668322798200_3301670103482648246_n

Forma e tij efikase si futbollist u vërejt menjëherë në ndeshjen miqësore të cilën Gjilani e zhvilloi kundër Vllaznisë se Pozhoranit. Ai arrit t’i shënoi dy gola, në fitoren e arritur me rezultat 5:0.

Jorge Emanuel Teixeira, ka qenë pjesë e futbollit portugez, saktësisht ekipit FC Portimonense.

13226913_1226436364068521_3446500331127685964_n