John: Megjithëse se shënova, isha i pafat në tentimet tjera

Klubi Futbollistik “Prishtina” nuk ka arritur më shumë se një barazim me debutuesin e Superleigës, KF Arbëria.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, shkruan Gazetasheshi.com

Qendërsulmuesi i kryeqytetasve, Otto John, realizoi golin e vetëm për skuadrën e Prishtinës dhe të 15-tin me fanellën e Prishtinës.

“Ishte ndeshje zhgënjyese, sepse ne i patëm mundësitë të fitonim ndeshjen, por ky është futbolli. Ende kemi shumë ndeshje për të zhvilluar dhe kemi pikë për të marrë dhe duhet të përqendrohemi për ndeshjet e radhës. Është e vërtet që përveç golit pata edhe tre tentime tjera drejt portës, por isha i pafat, por shpresojë që në të ardhmen të jem edhe më efikas. Ndërsa po ashtu jam i lumtur që e nisa sezonin me gola dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola tjerë për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet që i ka ekipi ynë”, ka thënë John për faqen zyrtare të klubit.

/Gazeta Sheshi/