Jo vetëm Witsel, ja 10 dështimet e orëve të fundit në merkato (FOTO)

352

Alex Witsel kishte kompletuar gjithçka për t’u transferuar te Juventus, madje kishte kryere edhe vizitat mjekësore, por një telefonat nga Rusia ndali gjithçka, transmeton Albeu.

Trajneri i Zentit, Lucesku nuk gjeti një zëvendësues për të, dhe sipasojë gjithçka u frenua, teksa tentativat e Juventusit dështuan.

Gjithsesi ky nuk është rasti i vetëm kur dështojnë transferime të tilla në orët e fundit, madje edhe në minutën e fundit si rasti i De Geas.

Dështimi në orët e fundit i shkëmbimit Vucinic-Guarin në janar 2014.

Allegri për pak e mori Tevez në vitn 2010 te Milani, por Berlusconi mbajti Pato-n.

Luiz Adriano nuk gjeti vetëm akordin ekonomik me klubin kinez Suning.

Dështimi i kalimit te Berbatos nga United te Fiorentina në orët e fundit.

Ish portieri i Romes, Maarten Stekelenburg dështoi transferimin te Fulhami në 2013 pasi verdhekuqte nuk gjetën zevendesues.
Soriano dështoi në momentet e fundit për t’u transferuar te Napoli vitin e kaluar.
Vitin e kaluar de Gea nuk u transferua te Reali, vetëm për çështje minutash për shkak të vonesës së kontratës së tij.
Iturbe përshendeti shokët sezonin e kaluar per t’u transferua te Genoa, por tratativa u frenua nga presidenti Sabatini.
Milinkovic-Savic tradhëtoi Fiorentinën në orët e fundit për të kaluar te Lazio.

Pajtim Kasami arriti akordin me Pescaren në vitin 2013, por kalimi i tij u frenua nga Mino Raiola.