Jo katër, por pesë klube të Superligës kanë votuar kundër rinisjes së edicionit

Futbolli i Kosovës u “paralizua” në mes të muajit mars pas paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë.

Megjithatë, futbolli do të rifilloj sërish nga fillimi i qershorit pas vendimit për lejimin e stërvitjeve dhe fillimin e Superligës nga Ministria e Sportit në bashkëpunim më atë të Shëndetësisë dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja kishte kërkuar nga klubet e Superligës që të japin arsyet e tyre për vazhdimin, apo mos vazhdimin e kampionatit.

Shkresa u dorëzua të premten më 15 maj, ndërkohë klubet kishin afat deri të hënën më datë 18 maj për t’u përgjigjur.

Ditën e djeshme është raportuar se vetëm katër skuadra kanë qenë kundër që të rifillojë Superliga e Kosovës, shkruan Gazeta Sheshi.

Kurse, sot ka reaguar klubi i Vushtrrisë, duke e njoftuar opinionin e gjerë për lajmin që “Vushtrria ka votuar pro rifillimit të kampionatit”.

Klubi vushtrrias ka qenë kundër që të rifilloj ky kampionat pas rrethanave të krijuara me pandeminë COVID-19.

Pra, nuk janë katër skuadra, por pesë që kanë votuar kundë rinisjes të kampionatit: Ballkani, Drita, Flamurtari, Vushtrria dhe Dukagjini.

Ky është reagimi i plotë:

Reagim!
Deshirojmë të informojmë publikun e gjërë se pas publikimit të lajmit kinse “Vushtrria ka votuar pro rifillimit të kampionatit” nuk qëndron, dhe ne si klub kemi qene kundër që të filloj rifilloj kampionati, sepse pas rrethanave të krijuara në lidhje me pandeminë COVID-19 kemi vlersuar se në rend të parë është në pyetje shëndeti i lojtarëve, dhe se dilemat tona kanë qenë pikërisht te menaxhimi i ndeshjeve me rregulla dhe kritere që duhet të plotësohen në këtë kohë.

/Gazeta Sheshi/