Jeta e re e Benitez pas shkarkimit nga Real Madrid

116

BenitezKa kaluar plot një muaj nga koha kur tekniku spanjoll u shkarkua nga posti i kryetrajnerit të Real Madridit dhe më pas u zëvendësua nga Zinedine Zidane.

Rafael Benitez është rikthyer në qytetin e Liverpoolit, aty ku qëndron së bashku me familjen e tij, pa e hapur asnjëherë gojën lidhur me aventurën e tij tek klubi madrilien.

Rafa tani është përkushtuar tërësisht me familjen dhe vajzat e tij, Claudian 17 vjeçare dhe Agatan 13, duke i bartur ato në shkollë dhe kolegje private.

Në kohën e lirë ai shtëtitet me familjen, derisa kalon mbi 20 orë në javë duke shikuar futboll, lojtarët dhe taktikat e ndryshme të trajnerëve.

Benitez mendjen e ka tek futbolli, edhe pse njëherë është larg tij dhe pa ndonjë të ardhme, megjithëse ofertat nuk i kanë munguar edhe pas shkarkimit nga Real Madridi.