‘Jemi një gjak e mish e asht’, ky është mesazhi i fuqishëm i tifogrupit të skuadrës shqiptare

Një tërmet shkatërrues e ka goditur të martën Shqipërinë, derisa epiqendra e tij ishte Durrësi.

Deri më tani raportohet për 27 të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar.

Tifo-grupi Shvercerat kishin një mesazh për ngjarjen e ndodhur duke shprehur solidaritetin dhe bashkimin në këtë fatkeqësi.

“Jemi një gjak e mish e asht”, shkruhet në banderolën e shpalosur në ndeshjen e sotme të Shkupit në kampionatin maqedonas.

Image

Ndryshe, Shkupi ka mundur 3-1 Akademinë Pandev, duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë me golat e Serxhinjos, Darboe dhe Jusufit.