Javë e qetë në Superligë dhe Ligë të Parë

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, nuk kanë pasur shumë punë kësaj radhe.

Nga materialet e prezantuara nga ndeshjet, procedurë është hapur vetëm ndaj futbollistit të Feronikelit, Mark Milicaj i ndëshkuar me karton të kuq në nduelin me Trepçën.

Ndërkohë, edhe në Ligën e Parë vetëm një akter është futur në ‘listën e zezë’.

1.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Rahoveci’, Ardian Mustafa me nr lic 30-Pz (motivi- ofendim ndaj referit kryesor në ndeshjen KF Vllaznia (P) – KF Rahoveci, e zhvilluar në Pozharan me datë 16.04.2017) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.