Javë “e nxehtë” në Superligë

Përballja ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit e hap javën e 27-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit i kanë dy arsye të forta për ta kërkuar fitoren në këtë ndeshje. E para, ata do të përpiqen ta tejkalojnë me sukses situatën e krijuar në kohët e fundit, e cila u shoqërua edhe me dorëheqjen e trajnerit Arbnor Morina. E dyta, çdo rezultat tjetër veç fitores Gjilanin do ta fuste seriozisht në zonën e rrezikshme për të luajtur në barazh.

Në nën tjetër, Feronikeli e ka vetëm një pikë më tepër (40), prandaj një rezultat pozitiv në udhëtim do të kishte rëndësi të madhe. Java e 27-të vazhdon të shtunën me tri, ndërsa përfundon të dielën kur do të zhvillohen dy ndeshje.

Vala Superliga – Java e 27-të
E premte:
Gjilani – Feronikeli

E shtunë:
Liria – Llapi
Prishtina – Besa
Drenica – Flamurtari

E diel:
Trepça’89 – Vëllaznimi
Drita – Vllaznia

Ndeshjet fillojnë në orën 15:00.