Java më interesante e pjesës së parë të Superligës

190

Dje në lokalet e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë u tërhoq shorti për edicionin e ri të Superligës dhe Ligës së Parë.

Dhe, për rastësti, xhiro e parë e edicionit të ri të Superligës rezulton si më interesantja në 11 javët e pjesës së parë të kampionatit.

Kjo duke u bazuar në duelet e skuadrave më të përforcuara dhe pretendente për titull të kampionit, shkruan Gazeta Sheshi.

Kampioni në fuqi, Feronikeli do të jetë nikoqir i Besës që ka sjell superpërforcime në skuadër. Të dy ekipet do të tentojnë titullin me “mish e shpirt”.

Ekipi tjetër që vlerësohet më i përforcuari në Superligë, Prishtina do të jetë vendase e Llapit që po ashtu ka siguruar nëntë futbollistë tejet cilësorë gjatë afatit kalimtar.

Interesant do të jenë edhe duelet tjera, sikurse ai Gjilani – Trepça ’89 dhe Drenica – Liria.

Nuk anashkalohet as ndeshjet Ferizaj – Hajvalia dhe Trepça – Drita.

Ndërkohë, ndeshja që zgjon interesimin më të madh luhet në xhiron e shtatë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.