Java e futbollistëve kosovarë – gola nga Muriqi, Zeneli, Avdijaj e Nuhiu

Futbollistët e Kosovës kaluan një javë jo pak të suksesshme në ligat evropiane. Dy sulmuesit e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi e Atdhe Nuhiu, shënuan nga dy gola.

Dy fitoret e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet miqësore të marsit – ndaj Madagaskarit e Burkina Fasos – duket se kanë pasur ndikim pozitiv edhe në futbollistët e kombëtares.

Kjo pasi pesë prej lojtarëve të kombëtares kanë shënuar gola këtë fundjavë. Përveç sulmuesve Muriqi e Nuhiu, gola realizuan edhe Valon Berisha, Donis Avdijaj e Arbër Zeneli.

Donis Avdijaj shënoi gol dhe asistoi në fitoren e Rodas, ndërkaq, paraqitjem e gol dhe asist pati edhe Arbër Zeneli.

Ndërkaq, Atdhe Nuhiu shënoi një prej golave më të bukur në Angli, në fitoren e fundit të Sheffield Wednesday.

Sulmuesi tjetër i kombëtares, Vedat Muriqi, po ashtu realizoi dygolësh këtë fundjavë, në fitoren 3-2 të Rizespor kundër Istanbulspor. /Insporti.com