Jashari për takimin ndaj Feronikelit: Ndeshje e vështirë, por pikët mbesin në “Riza Lushta” | Flet edhe për objektivin e ’89-shit

Takim interesant në Superligën e Kosovës, ditën e diele do të jetë edhe në mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

’89-shi në pesë ndeshje të zhvilluara ka arritur dy fitore dhe tri humbje. Kurse, Feronikeli ka një fitore, dy humbje dhe dy barazime.

Muharrem Jashari, kapiteni i Trepçës ’89 ka folur për Gazeta “Sheshin” për ndeshjen ndaj Feronikelit, objektivin në këtë edicion dhe mungesën e tifozëve.

“Është një ndeshje mjaft e vështirë, duke marrë parasysh transferimet që i ka bërë Feronikeli në këtë sezon, por jemi të pergatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe mendoj që pikët do të mbesin në “Riza Lushta” nesër”, deklaroj fillimisht Jashari, duke shtuar se objektivi për këtë edicion do të jetë renditja në mesin e tabelës.

“Objektivi është që të jemi të mesi i tabelës dhe me pas çfarë ndodh do e shohim gjatë xhirove”.

Në fund kapiteni i ’89-shit foli edhe për mungesën e tifozëve duke theksuar se pa tifozë futbolli nuk po e ka kënaqësinë.

“Ndeshja pa tifoz nuk po ka atë kënaqësin e futbollit sikur tani që po luajm por nuk kemi çfarë të bejmë”, përfundoi Jashari.

Takimi në mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit do të zhvillohet nesër më fillim nga ora 14:00.

/GazetaSheshi/