Jashari: Ndeshja ndaj Prishtinës e vështirë, por synojmë të dalim me rezultat pozitiv

218

Trepça ’89 e ka nisur mirë stinorin pranveror të kampionatit, derisa ka grumbulluar shtatë nga nëntë pikët e mundshme. “Minatorët” do të përballen të shtunën (27 shkurt) me një tjetër skuadër që ndodhet në formë fantastike, teksa do ta presin në “Riza Lushta” skuadrën e Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Kapiteni i skuadrës mitrovicase, Muharrem Jashari, në një prononcim për Gazetën “Sheshi” e ka vlerësuar si tejet të vështirë takimin ndaj Prishtinës, por ka theksuar se skuadra e tij do të angazhohet për të marrë më të mirën e mundshme nga ky takim.

“Kemi filluar mirë stinorin pranveror dhe jemi të kënaqur me rezultatet e arritura. Megjithatë, na mbetet ende punë e madhe për të bërë, pasi që kemi ndeshje të vështira”, deklaroi fillimisht Jashari.

“Prishtina është në formë të shkëlqyer dhe do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë ndaj tyre, me ç’rast presim të zhvillojmë një përballje të fortë. Shpresoj të nxjerrim rezultat pozitiv nga kjo përballje”, përfundoi Jashari.

Mëso edhe gjyqtarët e kësaj ndeshje:

Shpëtim Murtezi në derbin e javës, këto janë delegimet e gjyqtarëve për xhiron e 22-të

/Gazeta Sheshi/