Jashari: Ja çka e bëri diferencën në këtë përballje

192

Drenica e Afrim Jasharit nuk arriti të dalë me kokën lartë në duelin e fqinjëve përballë Feronikelit, megjithëse kishte epërsinë në fillimin e ndeshjes. Por, tekniku drenicas e ka mjaft të qartë pasqyrën nga kjo përballje duke deklaruar se ekipi i “Niklit” është më cilësor, transmeton Gazeta Sheshi.

“Çdo trajneri i dhemb humbja. Futbollistët e mi nuk zbatuan detyrat që ishim marrë vesh paraprakisht dhe kur kësaj i shtojmë një kundërshtar mjaft të fuqishëm, e kishim pothuajse të pamundur për të marrë diçka më shumë nga kjo ndeshje. Ne kishim mungesa të mëdha në repartin e sulmit, të cilët na penalizuan shumë”, tha pas ndeshjes Jashari për Super Sport Kosovën.

“Diferencën në këtë përballje e bëri banka dhe përgatitja më e mirë e skuadrës së Feronikelit, me ç’rast tregon edhe njëherë se jo rastësisht është kampion i vendit”, përfundoi Jashari.

/Gazeta Sheshi/