Januzaj huazohet te gjiganti italian

538

Sipas asaj që raportoi pak më parë “Sky News”, Inter ka filluar kontaktet e para me Manchester United për huazimin e Adnan Januzajt.

Thuhet se marrëveshja është shumë afër konkretizimit, kurse Januzaj te Inter do të transferohet në formë huazimi, ndërsa në fund të edicionit 2016/17 skuadra italiane do të ketë të drejten e blerjes së kartonit të kosovarit për 7 milionë euro, transmeton Gazeta Sheshi.

Një operacion i tillë është shumë i mundur për faktin se Mourinho vazhdon të mbajë marrëdhënje të mira me zyrtarët e Inter, pasi strategu portugez drejtoi në të kaluarën skuadrën italiane, ku edhe fitoi gjithë trofetë e mundshëm.