Jan Oblak, rrugës së një legjende

95

Gardiani i Atletico-s së Madrid-it, ka vendosur të mbyllë portën me dry këtë sezonë, derisa çelësin e kanë gjetur shumë pak persona. Më mirë thënë nga 34 ndeshje sa ka zhvilluar këtë edicion, Oblak ka pranuar vetëm 14 gola, prej tyre 11 në kampionatin spanjoll dhe tre në Ligën e Kampionëve.

Në 25 përballje, Oblak ka mbajtur portën e mbyllur, derisa Messi është futbollisti që i ka realizuar më së shumti këtë edicion, gjithsej dy herë. Nga njëherë tjetër, Neymar dhe Suarez, kanë gjetur koridorin për të ardhur deri tek rrjeta e tij.

Falë këtyre shifrave fantastike, Oblak është në rrugë për ta thyer rekordin e Paco Liano-s, i cili kishte pranuar vetëm 18 gola, gjatë një sezone në La Liga, me skuadrën e Deportivo-s gjatë sezonit 1993/94.

Kanë mbetur edhe 11 javë deri në fundin e sezonit, derisa Oblak duhet të përkujdeset të mos pranojë më shumë se 7 gola, për të hyrë ështu në historinë e kampionatit spanjoll si një legjendë e portës.