Jamie Carragher tallet keq me David Luizin (FOTO)

168

David Luiz është rikthyer sërish në skuadrën e Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar. Blutë e Londrës shpenzuan 35 milionë funte për të rikthyer mbrojtësin brazilian, i cili ende nuk ka debutuar me fanelën e re, transmeton Gazeta Sheshi.

Megjithëse ishte i përfshirë në stolin e rezervave në duelin e fundit që ish kampionët e barazuan në udhëtim ndaj Swanseas 2-2, ai nuk u paraqit për asnjë minutë. Gabimet e Gary Cahill në repartin e mbrojtjes i kushtuan Chelseat me gol, ndërkohë që Conte kishte vendosur për ta lënë në stol Luizin.

Pas pranimit të golave të Chelseat, legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka shkruar në llogarinë e tij:

“Mendoj se David Luiz ishte në stol!!!”

/Gazeata Sheshi/