James luan kundër “mallkimit” të numrit 10

140

James Rodriguez i mbeten edhe dy muaj për të përfunduar sezonin e dytë tek skuadra mbretërore Real Madrid. Nëse sezoni i tij i parë ishte i mrekullueshëm për nga aspekti individual, njejtë nuk mund të themi për për të dytin dhe është duke shkuar rrugës së Robinhos, Sneijder dhe Ozil, transmeton Gazeta Sheshi.

Yllin kolumbian e shoqëruan vazhdimisht lëndimet në sezonin e dytë dhe pati disa probleme në kohën e Benitez.

Që nga largimi i Luis Figos, Robinho, Sneijder, Las dhe Ozil, kanë bartur fanelën me numrin 10, dhe asnjëri prej tyre nuk ka arritur ti përmbushë pritshmëritë. Ndoshta kjo për shkak të “mallkimit” që i bënë blaugranasit këtij numri, të cilin e kishte bartur ish-lojtari i tyre Luis Figo, derisa ishte transferuar nga Barcelona tek Real Madrid.

/Gazeta Sheshi/