James dënohet me 10,000 euro nga autoritetet spanjolle

134

Siç raporton e përditshmja spanjolle ABC, autoritetet spanjolle e kanë gjobitur yllin e Real Madrid-it, James Rodriguez, për shkak të ikjes nga vendi i ngjarjes dhe mos rrespektimit të urdhërit nga ana e policisë.

Pos dënimit që ka marrë nga policia e trafikut për ngasje të shpejtë, kolumbiani është dënuar edhe nga gjykata, që ka vendosur shumën e 10,400 eurove, për të shlyer gabimin e tij.

James ishte ndjekur nga policia spanjolle muaj më parë, teksa po ngiste makinën 200 km/h, dhe nuk ishte ndalur deri në qendrën e stërvitjeve Valdebebas, me ç’rast edhe kishin filluar polemikat lidhur me formën e tij tek skuadra madriliene.