James befason me vendimin e tij

200

Real Madrid rrezikon të humbë një futbollist të rëndësishëm, pasi James Rodriguez është duke konsideruar largimin nga klubi.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se reprezentuesi kolumbian mendon transferimin në Premier Ligë.

James është i pakënaqur që nuk konsiderohet si titullar nga trajneri Zinedine Zidane dhe kjo mund ta detyrojë që të gjejë një skuadër të re.

Disa klube nga Premier Liga janë të gatshëm ta mirëpresin në radhët e tyre.