Michael Emenalo, drejtor teknik në skuadrën londineze Chelsea, duket se po shijon orët e fundit në Stamford Bridge, pasi me ardhjen e trajnerit të ri, Antinio Conte-n, ai do të jetë personi i parë që do largohet nga skuadra, transmeton Gazeta Sheshi.
Emenalo shihet si njëri ndër fajtorët kryesor për transferimet e kryera këtë sezonë, të cilët kanë rezultuar të jenë të dështuara, ndërkohë ishte këmbëngulës në sjelljen e Manuele Pellegrinit në stolin e londinezeve, duke e përjashtuar kështu nga lista Conte-n.

Mirëpo, gjërat tani kanë ndryshuar, dhe Emenalo është në listën e zezë të Conte-s.
Niegeriani ka ardhur në Chelsea gjatë vitit 2007, derisa një kohë ka punuar edhe si agjent i futbollistëve.
/Gazeta Sheshi/