Ja taktika me të cilën Reali e mposhti Barcelonën (Foto)

155

Prestigjiozja spanjolle AS ka zbuluar disa detaje mjaft interesante që kishte përgatitur trajneri francez i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, për ta ndalur Barcelonën, transmeton Gazeta Sheshi.

1459707567_851213_1459707776_noticia_grandeSiç mund të shihet edhe në imazhe, detyra e tre sulmuesve të Realit ka qenë për ti bërë presion sa më shumë repartit të mbrojtjes, deri sa në mesfushë dy pikat kyçe të nisjes së aksioneve Rakitic dhe Busquets të bllokohen tërisht.

Ajo që është vënë re nga ky modul i lojës, është anashkalimi i tërsishëm ndaj yllit spanjoll Andres Iniesta, që i pozicionuar prapa shpinës së Modric, nuk është vënë re aspak në tërë ndeshjen.

Ndërkohë në fazën ofansive, futbollistët madrilien kanë patur për detyrë të sulmojnë nga krahët dhe me topa të shpejtë ti gjejnë dy sprinterët Ronaldo-Bale.

Sidoqoftë të besuarit e Zidanes i kanë përmbushur në maksimum detyrat e tyre, me ç’rast erdhi edhe fitorja e ëmbël prej 1-2 në fund të takimit.

/Gazeta Sheshi/