Ja si ndryshon tabela në Superligë pas fitores së Gjilanit (FOTO)

Java e katërt në Vala Superligën e Kosovës ka startuar me dy duelet e ditës së shtunë, me ç’rast Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi, ndërkohë Hajvalia dhe Trepça ndanë pikët duke luajtur baras (1-1), shkruan Gazeta Sheshi.

Fitorja ndaj kuq e zinjëve u mundëson përkohësisht qëndrimin në pozitën e dytë ekipit që po drejtohet me sukses nga Arbnor Morina, derisa është në pritje të ballafaqimit të nesërm Besa – Prishtina, për të mësuar gjendjen në tabelë pas javës së katërt.

tabela- superliga/Gazeta Sheshi/