Ja si ndryshon tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të zhvilluara (Foto)

219

Fitorja e Trepçës ’89 përballë Gjilanit të premtën dhe ajo e Istogut përballë Llapit ka ndryshuar renditjen tabelare në Raiffaisen Superligën e Kosovës. Triumfi ri i minatorëve u ka mundësuar atyre të pozicionohen në pozitën e tretë me 42 pikë, tre më pak se Hajvalia dhe tetë sosh larg liderit Feronikeli, raporton Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, fitorja e “Troftave” përballë llapjanëve ka ringjallur luftën për mbijetesë, pasi tashmë shumë skuadra po luftojnë për litarin e shpëtimit. Me këtë fitore djelmoshat e trajnerit Besim Podrimaj kalojnë në pozitën e 11-të me 24 pikë po aq sa ka edhe Vushtrria në pozitën e fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar.

tabela

/Gazeta Sheshi/