Ja si ndryshon tabela e Superligës pas duelit në Prizren

Prishtina e ka nisur në mënyrë briliante sezonin e ri të Vala Superligës së Kosovës, me ç’rast realizon edhe fitoren e dytë më rradhë në po aq ndeshje sa ka zhvilluar. Këtë vikend prishtinasit morën një fitore mjaft të vështirë në udhëtim te Liria në Prizren, por që ka mjaftuar për të regjistruar maksimumin e pikëve në këtë fillim sezone, shkruan Gazeta Sheshi.

Falë kësaj fitore kryeqytetasit udhëheqin renditjen tabelare me gjashtë pikë, por ka një ndeshje më shumë se gjysma e skuadrave të elitës. Lajme jo fort të mira për bardh e zinjtë nga Prizreni, që humbasin dy ndeshjet e para të sezonit me shifra identike 2-1 dhe shohin vetën në pozitën e fundit në klasifikim.

Nesër zhvillohen edhe pesë duele të tjera, të cilat pa dyshim priten ta ndryshojnë renditjen tabelare:

Gjilani – Feronikeli

Trepça ’89 – Drita

Besa – Ferizaj

Hajvalia – Drenica

Llapi – Trepça