Ja si ndryshon renditja tabelare pas fitores së Prishtinës ndaj Arbërisë

686

Prishtina vazhdon me paraqitje fantastike në stinorin pranveror, derisa në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë ka mposhtur Arbërinë në udhëtim me rezultat bindës 4-0, shkruan Gazetasheshi.com.

Me këtë fitore, kryeqytetasit tashmë ngriten në kuotën e 38 pikëve, tri më pak se Ballkani që ndodhet në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Drita që kryeson kampionatin, por që kanë për të zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiro.

Arbëria për momentin nuk ndryshon pozicion në renditjen tabelare, mirëpo rrezikon shumë pasi që ka vetëm 22 pikë, ndërkohë që kundërshtarët direkt për mbijetesë kanë për të zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

Kështu duket renditja tabelare në Superligë:

 

Xhiro 20-të:

E shtune

Drita – Trepça ‘89
Drenica – Besa

E diel

Llapi – Gjilani
Ballkani – Feronikeli

Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 13:00.

/Gazeta Sheshi/