Ja si ndryshon formacioni i Gjilanit pas ardhjeve të fundit (FOTO)

849

Gjilani është njëri ndër ekipet më të përforcuara në afatin kalimtar veror dhe në bazë të përforcimeve të sjellura mund të konstatojmë se është njëri ndër favoritët për titull, shkruan Gazeta Sheshi.

Ardhja e Berat Ahmetit ka sjellur impuls shtes në mesfushën gjilanase që tashmë mund të përbëhet nga dy vëllezërit Ahmeti, me ç’rast Azemi ishte transferuar disa ditë më herët.

Largimi i Arbër Shalës është përcjellur me ardhjen e Ilir Blakçorit, duke bërë kështu një lëvizje mjaft të qëlluar në krahun e majtë të mbrojtjes, meqenëse mbrojtësi ganez Arago Jamal nuk është paraqitur ende në stërvitje.

Për më tepër Morina ka një bankë mjaft të pasur me lojtarë, me ç’rast pothuajse në çdo pozicion mund të zgjedhë një futbollist nga stoli.

Duke parë organikën e Gjilanit, mund të supozojmë që ky mund të jetë formacioni i ri i Arbnor Morinës:

57a8d7656a55d
/Gazeta Sheshi/