Ja si është përgjigjur Messi kërkesës së Obamës

105

Presidenti i Amerikës, Barack Obama, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante gjatë vizitës së tij zyrtare në shtetin e Argjentinës, duke thënë se vajzat e tij kanë dëshirë ta njohin nga afër Lionel Messin. Ndërkohë, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i vetë futbollistit i cili ka pranuar një ftesë të tillë, megjithëse do jetë e vështirë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Është mjaft interesante dhe më vjen çudi për një rast të tillë. Gjërat janë të komplikuara, mirëpo do shoh mundësinë që të takohem me Obama-n dhe vajzat e tij”, ka deklaruar Messi.

Ylli i Barcelonës këto komente i bëri pas ndeshjes që e zhvilloi me përfaqësuesen e tij Argjentina ndaj Kilit (2:1).

/Gazeta Sheshi/