Ja si e analizon “Daily Post” Kombëtaren shqiptare në “Euro 2016”

84

“Daily Post” ka bërë një përmbledhje të skuadrave finaliste, duke i marrë sipas grupeve. Portali britanik e ka vlerësuar si më poshtë kombëtaren tonë.

Trajner: Gianni De Biasi, ish-trajner i Torinos, drejton Shqipërinë nga viti 2011 dhe ka promovuar disa lojtarë të rinj në ekip.

Ylli i ekipit: Lorik Cana, pasi luajti në PSG, Sunderland dhe Lazio, kapiteni i Shqipërisë tani është te FC Nantes.

Shanset: Pasi u kualifikua në një grup të vështirë, me Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë, Shqipëria dëshmoi se mund të luajë mirë, por ajo ende renditen si jofavorite.

Kampionati më i mirë: Hera e parë që kualifkohen në Europian.

Kualifikimi: 4 fitore, 2 barazime, 2 humbje. E filloi me fitore në Portugali dhe arriti të renditet në vendin e dytë, në Grupin I.

Duhet të dini: Shqipëria përfundoi e dyta në Grupin I, dy pikë më shumë se Danimarka, por mund të ishte ndryshe, nëse nuk do të vendosej 3-0 kundër Serbisë rezultati i ndeshjes së ndërprerë në Beograd.