Ja si do të jetë buka që shumë shpejt do të hamë të gjithë

116

Keni parë ndonjëherë bukë ngjyrë vjollcë? Nëse jo, përgatituni pasi ajo është superushqimi i të ardhmes. Përmban oriz të zi, frutat si rrushi dhe manaferra.

Studimet kanë treguar se në 10 vitet e fundit ushqimi më i kritikuar është buka e bardhë. Pasi sipas ekspertëve, ajo tretet shumë shpejt, rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe lidhet ngushtë me obezitetin.

Për këto arsye, profesori Zhou Weibiao nga Singapori, ka shpikur bukën ngjyrë vjollce.

Kjo bukë është e pasur me anti-oksidantë, të cilët janë luftuesit numër një të kancerit, tretet 20% më ngadalë dhe është superushqimi i të ardhmes.

Duke pasur parasysh se për shumë vite sheqeri i bukës së bardhë ka rritur rrezikun në gjak dhe tretja e shpejtë e saj rrit shanset për obezitet, u desh të mendohej një mënyrë e re e bërjes se bukës. Kështu që u vendos të shtohej orizi i zi për shkak të elementit antocianin që ai përmban.

Kjo bukë përvecc orizit të zi, ka edhe frutat si rrushi, manaferra dhe për këtë arsye ka dhe ngjyrën vjollce.

Por, pavarësisht pamjes së çuditshme, ajo do vazhdojë të jetë e butë si më parë.