Ja si divorcohen çiftet në Britaninë e Madhe

122

Britanikët për të qenë sa më afër teknologjisë dhe për të përfituar nga fleksibiliteti i saj kanë vendosur që edhe divorcin ta bëjnë nëpërmjet lap-topit dhe telefonit. Kështu do të kursejnë kohë dhe do ta zgjidhin edhe më shpejt.

Çiftet që duan të divorcohen me pëlqim të dyanshëm duhet tu përgjigjen një sërë pyetjesh rreth martesës në formën online.

Sigurisht do të diskutohet edhe çështja për pronën e tyre dhe fëmijët.

Në të ardhmen nuk do të ketë dokumente, e as gjyqtarët të cilët duhet të shkojnë në gjykatë për t’i dhënë fund procesit të divorcit.

Megjithatë, tashmë janë shfaqur kundërshtarët e kësaj ideje duke pretenduar se kjo mënyrë e shkurorëzimit ka zhvleftësuar martesën./Albeu.com/